Gjendja e Sinan Vllasaliut përmirësohet pas aksidentit, do të mungojë në dasmën e Dua Lipës

Gjendja e Sinan Vllasaliut përmirësohet pas aksidentit, do të mungojë në dasmën e Dua Lipës

Showbiz June 05, 2026 - 11:37

Vajza e këngëtarit Sinan Vllasaliu, Edona Vllasaliu Kurteshi, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e babait të saj është e mirë dhe se ai po rikuperohet pas aksidentit që kishte pësuar me motor.

Ajo bëri të ditur se këngëtari, i cili ishte i ftuar të performonte edhe në dasmën e Dua Lipës, nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të lëndimeve që kanë rezultuar me ndërhyrje kirurgjike.

Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehu mirënjohje për stafin mjekësor për kujdesin dhe përkushtimin e treguar gjatë trajtimit të tij.

“Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipa, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti. Megjithatë, sot mbi të gjitha jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet. Faleminderit pafund secilit mjek, infermier dhe çdo anëtari të stafit për kujdesin, durimin dhe zemrën që treguat. Mirësia juaj nuk harrohet”, shkroi ajo.