Presidenti i Shkëndijës, Lazim Destani, takim miqësor me presidentin e Gentit

Sport August 18, 2016 - 21:02

Presidenti i Shkëndijës së Tetovës, Lazim Destani, e ka zhvilluar sot një takim miqësor me presidentin e klubit të futbollit Gent, Ivan De Witte.

Pronari i klubit tetovar po qëndron në Belgjikë, ku Shkëndija po luan me Gentin, në ndeshjen e vlefshme për Play-Offin e Europa League, ndërsa Destani e ka shfrytëzuar rastin dhe para ndeshjes është takuar me presidentin e Gentit, duke i uruar sukses njëri-tjetrit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Shkup dhe Shkëndija do të kërkojë kualifikimin historik në fazën e grupeve të Europa League. /Zëri/

Image