Wenger tregon pse e transferoi Mustafin

Sport September 01, 2016 - 20:10

Arsene Wenger ka vetëm fjalë të mira për Shkodran Mustafin.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk ka hezituar të thur elozhe për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Msutafi, i cili u transferua nga Valencia në ‘Emirates Stadium’.

“Kishim nevojë për një qendërmbrojtës për shkak të lëndimeve që kemi”, tha Wenger.

“Ai ka luajtur në Itali, në Spanjë dhe me përfaqësuesen e Gjermanisë. Mustafi është një djalë shumë inteligjentë, kjo ishte e rëndësishme në vendimin tim për ta transferuar atë”, shtoi trajneri francez.

“Ai është i fokusuar dhe e di se sa shumë duhet të luftosh për çdo ndeshje në Premierligë”, shtoi Wenger për Mustafin.

“Mustafi mund të luajë mirë me topin, gjitha këto arsye na shtynë që ta transferojmë atë. Përveç kësaj, ishte edhe dëshira e tij e madhe që të vinte këtu. Shpresoj që të jetë i lumtur dhe do ta forcojë ekipin tonë”, përfundoi Wenger.