Kosova e madhe, na bëri krenarë

Sport September 05, 2016 - 22:42

Kosova e ka siguruar një pikë të artë, në debutimin e saj absolut në kualifikimet për Botërorin e Rusisë, shkruan Zëri.

Përfaqësuesja e jonë i ndau pikët me Finlandën në udhëtim, një rezultat fantastik ky për një ekip që merr pjesë për herë të parë.

Valon Berisha ia ka siguruar një pikë ekipit të Albert Bunjakit, me golin e shënuar nga penalltia. Për finlandezët, golin e kishte shënuar Paulus Arajuuri.

Madje, Kosova e qëlloi tërthorësen me Leart Paqaradën. Bravo Kosova. /Zëri/