Barça e Bayerni shkatërrimtarë, barazim në Paris

Sport September 13, 2016 - 22:41

Barcelona dhe Bayern Munichu janë treguar shkatërrimtarë, në duelet përkatëse, të zhvilluara sonte, shkruan Zëri.

Image

Gjiganti katalunas e mposhti Celticun me rezultat të thellë, 7:0 në Camp Nou falë tre golave të Lionel Messit, dy të Luis Suarezit dhe nga një të Neymarit e Iniestas.

Image

Kurse, gjiganti bavarez e mundi 5:0 ekipin FC Rostov. Dy gola i ka shënuar Joshua Kimich, ndërsa nga një e shtuan Robert Leëandoëski, Thomas Muller e Juan Bernat.

E derbi i natës së sontme ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Arsenalit ka përfunduar baras, 1:1.

Image

Edinson Cavani e ka kaluar në avantazh klubin francez, ndërsa rezultatin e ka barazuar Alexis Sanchez në pjesën e dytë. /Zëri/