Premtimi i Granit Xhakës

Sport September 18, 2016 - 20:36

Granit Xhaka e ka realizuar të shtunën një gol fantastik, në fitoren e Arsenalit me rezultat 4:1 ndaj Hull Cityt.

Mesfushori kosovar hyri në lojë në pjesën e dytë dhe realizoi nga distanca një gol fantastik, raporton Zëri. 

Prishtinasi premton se do të shënojë edhe gola të tjerë. 

“Goli i parë me Arsenalin do të mbetet gjithmonë në memorien time. Shpresoj që golat tjerë do të vazhdojnë dhe t’i gëzoj tifozët”, ka thënë ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengladbachut. /Zëri/