Shqiperia vazhdon t'i ftojë kosovarët, ftohet Latifi

Sport September 24, 2016 - 23:45

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka vendosur që ta ftojë në përfaqësuesen shqiptare sulmuesin e Skënderbeut, pas paraqitjeve të mira në këtë fillim stinori.

Ftesën për ish-futbollistin e 2 Korrikut dhe Prishtinës, Liridon Latifin e ka konfirmuar trajneri i tij tek Skënderbeu, Andrea Agostinelli, i cili tha për Supersport se “Latifi ka marrë ftesë për ndeshjet që Shqipëria i zhvillon javën e ardhshme ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës”.

Latifi deri më tani ka luajtur me Shqipërinë U-21, ndërsa nëse zhvillon ndeshje zyrtare me Shqipërinë atëherë do ta ketë të pamundur përfaqësimin e përfaqësueses së Kosovës.