Homazhet e FC Prishtina në Prekaz përmes videos dhe fotografive

Sport October 12, 2016 - 19:11

Para ndeshjes ndërmjet Drenicës dhe FC Prishtinës, kontingjenti i ekipit kryeqytetas ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, shkruan Zeri.info.

Dhe, trajneri gjerman i klubit kryeqytetas, Lutz Lindemann, njëherësh edhe drejtor sportiv, ka thënë se falë familjeve të tilla si ajo Jashari, sot Kosova frymon lirshëm dhe këtu luhet futbolli në qetësi.

Image

“Bëmë homazhe te familja e Jasharajve. Falë kësaj familjeje dhe familjeve të tilla Prishtina dhe të gjithë ne luajmë në qetësi në futbollin në Kosovë. Respekt të jashtëzakonshëm për këtë familje dhe për të gjithë ata që e dhanë jetën që ne të luajmë futboll lirshëm”, ka thënë trajneri gjerman për “Zërin”.

Image
Image
Image
Image
Image