Cluj shkatërron Pejën në “Karagaçi”

Sport November 09, 2016 - 21:53

Peja e ka pësuar humbjen e radhës në FIBA Europe Cup, duke u mposhtur nga ekipi i Clujit.

Vendësit kanë befasuar me paraqitje të dobët, duke u mposhtur bindshëm nga mysafirët.

Cluji fitoi në fund me rezultat të thellë, 76:99.

Në këtë kompeticion u mposht sot edhe Sigal Prishtina, që humbi nga Demir Insaat në kryeqytet, 81:71.