Leicester City e bëri historinë

Sport November 22, 2016 - 22:51

Leicester City e ka shkruar historinë. Skuadra angleze është kualifikuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve pas fitores 2:1 ndaj Club Brugge, të regjistruar sonte në kuadër të Grupit G.

Shinji Okazaki dhe Riyad Mahrez nga penalltia, ia kanë siguruar fitoren ekipit të Claudio Ranierit, kurse Jose Izquierdo e shënoi golin e vetëm për belgët.

Leicesteri ka regjistruar katër fitore dhe e ka një barazim, dhe me 13 pikë të grumbulluara, e zë një vend edhe automatikisht në mesin e 16 më të mirëve të këtij evenimenti prestigjioz. /Zëri/