Berisha shkon në Australi, lë mesazh në Kosovë

Sport March 26, 2017 - 13:55

Besart Berisha e ka realizuar ëndrrën e tij për të luajtur për Kosovën. Ylli kosovar i Melbourne Victory luajti 83 minuta në humbjen e pësuar prej 2:1, ndërsa një ditë pas lojës është kthyer në Australi.

“I kthyer në Melbourne. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme që të luajë për shtetin tim. Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale. /Zëri/