Zyrtare: Real Madrid shet një lojtar (Foto)

Sport June 26, 2017 - 20:47

Real Madrid ka shitur Diego Llorenten në Real Sociedad

Skuadra e Real Sociedadit ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Diego Llorente.

Lojtari edicionin e kaluar ishte i huazuar në Sociedad, ndërsa tashmë ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

“Real Sociedad dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e Diego Llorentes. Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare”, thuhet në njoftimin e Real Sociedad.

Llorente është largimi i parë nga Real Madrid gjatë kësaj vere, ku pritet të largohen edhe disa të tjerë. /Express/

Image