Protestë para kryeministrisë për Ballist Morinën (Foto)

Sport July 29, 2017 - 20:17

Është duke u zhvilluar përpara kryeministrisë së Shqipërisë protesta e lajmëruar kundër ekstradimit të Ballist Morinës në shtetin serb. Edhe pse numri i të pranishmëve nuk është i jashtëzakonshëm vihet re një organizim me banderola edhe kore të ndryshme.

“Nëse keni dinjitet dhe jeni shtet ktheni heroin në shtëpinë e vet”, shkruan një nga banderolat e tifozëve Tifozët janë të vendosur që do t’i shkojnë betejës deri në fund, ku të ketë një vendim anulues për ekstradimin e heroit shqiptar të Beogradit.

Nuk mungon as vëllai i Ballist Morinës i cili kërkoi ndërhyrje urgjente nga qeveria shqiptare.

Image
Image