TNS – Shkëndija, kështu mbyllet ndeshja ‘drithëruese’ e Championsit

Sport July 17, 2018 - 21:49
LAJMI I FUNDIT

Shkëndija është kualifikuar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Kuqezinjtë ecën përpara falë fitores 5:0 në shtëpi javën e kaluar, pasi sonte humbën 4:0 dhe e rrezikuan seriozisht kualifikimin.

Skuadra shqiptare e ka gjetur veten në vështirësi në pjesën e parë pasi skuadra vendëse, The New Saints ka shënuar tre gola brenda 35 minutash përmes Ebbe, Redmond e Carango.

Mirëpo, më pas Kuqezinjtë i shtrënguan dhëmbët dhe u mbajtën mirë deri në fund, kur e pësuan golin e katërt në minutat shtesë, kur për uellsianët shënoi Kurtis Byrne.

Sidoqoftë, Shkëndija kaloi në rrethin e dytë kualifikues të Championsit. /Zëri/