Habit babai i Khabibit: Do të jem i ashpër me tim bir, madje edhe më shumë se UFC-ja

Sport October 10, 2018 - 16:24
Detajet

Ndeshja midis Khabib Nurmagomedov dhe Connor McGregor mori një vëmendje të veçantë nga e gjithë bota, dhe kjo më tepër nga deklaratat e ndezura përpara ndeshjes.

Rusi arriti të mposhtë irlandezin ndërsa pas ndeshjes ai kapërceu ringun dhe filloj të përleshej me skuadrën e McGregor. Por duket se kjo gjë nuk është aspak e hijshme për babain e tij.

Ai së fundi në një postim në “Instagram” është shprehur se e ka falur McGregorin për deklarata ofenduese para ndeshjes dhe se do të jetë shumë i ashpër me djalin e tij.

“Paqja qoftë mbi ju. E fali Conor McGregorin për të gjitha çka kanë ndodhur në të kaluarën. Tani duhet të analizojmë gjithçka çfarë ndodhi dhe të marrim mësim”, ka thënë fillimisht babai i Khabib Nurmagomendov, Abdulmanap.

“Do jem shumë i ashpër, e kam paralajmëruar. Për mua, disiplina vjen e para. Në oktagon mund të bësh çfarë të duash, por jo dhe jashtë. Aty është kufiri pasi ka dhe fëmijë, gra dhe njerëz të rëndomtë. Sanksionet e mia për Khabib do të jenë shumë më të mëdha se ato të UFC-së”, përfundoi Abdulmanap në lidhje me sjelljen e djalit të tij.