Zyrtare: Ylli i Premierligës në Kinë
Sport
January 17, 2019 - 10:32
Detajet
Tottenhami ka arritur marrëveshje për shitjen e mesfushorit Mousa Dembele te klubi kinez Guangzhou R&F, transmeton zeri.info
31-vjeçari kishte kontratë me londinezët deri në qershor të këtij viti, derisa transferimi kinezëve iu kushtoi 11 milionë funte.
Dembele kishte qenë pjesë e Tottenhamit prej vitit 2012, kur ishte transferuar nga Fulhami dhe kishte bërë 250 paraqitje me këtë klub./Zëri