Në prag të ndeshjes me Kosovën, Eriksen ka një mesazh të rëndësishëm

Në prag të ndeshjes me Kosovën, Eriksen ka një mesazh të rëndësishëm

Sport March 19, 2019 - 13:19
Detajet

Kombëtarja e Danimarkës do të aterojë sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë para ndeshjes miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës.

“Dardanët” do ta zhvillojnë një miqësore përgatitore me Danimarkën të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Zëri.

Padyshim, rreziku kryesor nga danezët vjen prej yllit të Tottenhamit, Christian Eriksen.

Image

Ndërkaq, së fundmi në një intervistë, Eriksen thotë se Danimarka kërkon me ngulm fitore kundër Kosovës.

“Ka pak rrezik nga ndeshja me Kosovën, por nuk duam të humbasim pasi duam ta fillojmë mbarë vitin 2019”, u shpreh fillimisht Eriksen.

“Nuk ka shumë ndeshje me Kombëtaren në vit, andaj rëndësi ka ta fillojmë me fitore”, vlerësoi Eriksen.

“Unë dua të luaj në këtë ndeshje”, shtoi Eriksen./Zëri/