Valon Berisha te Kosova, Christian Eriksen te Danimarka, zbuloni dallimin

Valon Berisha te Kosova, Christian Eriksen te Danimarka, zbuloni dallimin

Sport March 19, 2019 - 16:03
Detajet

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndërkombëtare këtë vit të enjten kundër Danimarkës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, djelmoshat e Bernard Challandes do ta presin Kombëtaren e Danimarkës me fillim nga ora 19:00.

Kjo ndeshje do të shërbejë për përgatitje për të dyja skuadrave para fillimit të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruan Zëri.

Futbollistët e Kosovës janë në formë të mirë ndeshjes me Danimarkën, teksa kanë shkëlqyer në javët e fundit për klubet e tyre përkatëse në Evropë.

Por, bazuar në statistikat e “Transfermarkt”, cili është futbollisti më i shtrenjët te Kosova dhe te Danimarka?

Image

Futbollisti më i shtrenjët te “Dardanët” del të jetë Valon Berisha, futbollisti i Lazios.

26-vjeçari i lindur në Malmo vlerësohet me një çmim prej 6.75 milionë funte.

Ish-futbollisti i Red Bull Salzburg ka regjistruar 14 paraqitje për Përfaqësuesen kosovare, teksa ka arritur ta shënojë vetëm një gol.

Në përgjithësi, vlera e përgjithshme e futbollistëve të Përfaqësueses kosovare llogaritet rreth 40 milionë funte.

Nga ana tjetër, futbollisti më i vlerësuar te Kombëtarja daneze del të jetë ylli i Tottenhamit, Christian Eriksen, i cili ka një vlerë në treg prej 76.5 milionë funte.

Image

Në përgjithësi, Danimarka ka një kontigjent lojtarësh që kapin vlerën e 297 milionë funtesh./Zëri/