Zyrtare: Herolind Shala emërohet kapiten i Kosovës

Zyrtare: Herolind Shala emërohet kapiten i Kosovës

Sport March 21, 2019 - 18:08
Detajet

Kapiten i Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e sotme ndaj Danimarkës do të jetë mesfushori Herolind Shala.

Lajmi konfirmohet pas publikimit të formacioneve zyrtare.

Kosova dhe Danimarka do t’i masin forcat në një ndeshje miqësore që zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Trajneri Bernard Challandes do të luajë me lojtarët më në formë.

Në portë do të jetë Arijanet Muriç i cili do ta ketë paraqitjen e dytë si titullar i përfaqësueses së Kosovës.

Mbrojta konsiston nga Aliti dhe Rrahmani, të përkrahur nga Paqarada dhe Vojvoda.

Në mesfushë gjejnë vend Besar Halimi dhe Bersant Celina, kurse kapiten është Herolind Shala.

Sulmi përbëhet nga Milot Rashica dhe Arbër Zeneli, ndërkaq Muriqi është në krye të fazës ofensive.

Në stol mbeten Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli.

I pari për shkak të një dëmtimi që nuk u rikuperua me kohë, e Kololli pritet të inkuadrohet në pjesën e dytë.