Biletat për ndeshjen Feronikeli - Prishtina nuk janë shitur, mund t'i blini në këtë vend

Biletat për ndeshjen Feronikeli - Prishtina nuk janë shitur, mund t'i blini në këtë vend

Sport May 19, 2019 - 12:00
Zbuloni detajet

Feronikeli dhe Prishtina do ta zhvillojë betejën e fundit kokë me kokë për kurorën e Ipko Superligës në ditën finale të këtij edicioni 2018/19, raporton Zëri.info.

Lideri i Superligës, Feronikeli do të jetë nikoqir i rivalit për titull, Prishtinës, në një duel të drejtpërdrejt dhe final, sot në stadiumin Rexhep Rexhepi. Takimi i shumëpritur do të nisë në orën 16:00

Klubi nga Drenasi ka lajmëruar se ka ende bileta në shitje dhe për pikën e tyre të shitjes.

“Ka mbetur edhe një sasi e kufizuar e biletave për ndeshjen e sotme mes Feronikelit dhe Prishtinës. Deri në ora 12:00, biletat do të shiten në pikën e zakonshme Restaurant “Dijamant”, në Drenas”.

“Kurse pas orës 12:00 do të vazhdojë shitja e tyre edhe para dyerve të stadiumit. Lusim shikuesit që të vijnë me kohë në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, pasi që dyert e stadiumit mbyllen një orë para fillimit të ndeshjes, pra në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi. /Zëri.info