Warriors kualifikohen në finalen e madhe

Warriors kualifikohen në finalen e madhe

Sport May 21, 2019 - 17:15
Detajet

Golden State Warriors është në rrugë të mirë drejt mbrojtjes së titullit në NBA, derisa është kualifikuar në finalen e madhe të “Play-Off”-it, transmeton zeri.info

Finalen e madhe, Warriors e siguruan pas fitores së katërt në po aq ndeshje ndaj Portland Trail Blazers në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Warriors triumfuan në udhëtim vetëm pas kohësh shtesë me rezultatin 119:117. Koha e rregullt e ndeshjes ishte mjaft e nivelizuar, derisa në kohën shtesë më të mirë u treguan kampionët në fuqi të SHBA-ve.

Stephen Curry ishte i pandalshëm në fitoren e Warriors, derisa regjistroi dyshifrorë të trefishtë. Curry realizoi 37 pikë, 13 kërcime dhe 11 asistime.

Dyshifrorë të trefishtë te mysafirët regjistroi edhe Draymond Green me 18 pikë, 14 kërcime dhe 11 asistime.

Në anën tjetër, te Blazers më të dalluarit ishin Meyers Leonard me 30 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime dhe Damian Lillard me 28 pikë, 12 asistime dhe 4 kërcime.

Rezultatet: Portland Trail– Golden State 117:119 (0:4).