Kordi: Besojmë në kualitetin që kemi

Kordi: Besojmë në kualitetin që kemi

Sport May 21, 2019 - 19:56
Detajet

Te Besa Famgas janë të vendosur të vazhdojnë dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa ka fituar titullin në pesë vitet e kaluara dhe do ta ketë përparësinë e terrenit vendas në finalen e plejofit. Ndeshja e parë finale mes Besa Famgasit dhe Kastriotit luhet të mërkurën në “Karagaçi” të Pejës nga ora 20:30.

Trajneri i ekipit pejan, kroati Zdenko Kordi ka thënë se beson në kualitetin që ka në skuadër.

“Lojtarët tanë po stërviten të motivuar dhe po përgatiten për ndeshjet me Kastriotin. Respektojmë kundërshtarët. Besojmë në veten tonë dhe kualitetin që kemi. Dëshiroj që të tregohet hendboll kualitativ dhe që hendbollistët tanë të ofrojnë angazhmanin më të mirë të mundshëm. Ftojë tifozët që të vijnë në numër sa më të madh, të jenë me ne dhe të na përkrahin”, ka deklaruar Kordi.