Loriana Kuka nuk ishte në ditën e saj, por fitoi kaq pikë për Lojërat Olimpike 'Tokio 2020'

Loriana Kuka nuk ishte në ditën e saj, por fitoi kaq pikë për Lojërat Olimpike 'Tokio 2020'

Sport July 14, 2019 - 16:04
Detajet

Loriana Kuka nuk ka mundur të ndjek rrugën e Akil Gjakovës, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit, të cilët fituan medalje në Grand Prixin xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kuka shënoi një fitore dhe dy humbje, derisa zuri vendin e shtatë, njofton KOK, përcjell Zëri.info. 

Me këtë pozitë ajo shton në konton e saj edhe fiton 182 pikë olimpike, për të ndjekur suksesshëm normën Olimpike Tokio 2020.

Loriana muajin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Kosova në Budapest fitoi tri medalje. 

Akili i artë, Nora e Distria të argjendtë, ndërsa Majlinda Kelmendi, doli e pesta./Zëri.info