ZYRTARE: Futbollisti nga Kosova prezantohet te Bayern Munich
Futbollisti i talentuar kosovar, Leon Dajaku edhe zyrtarisht i është bashkuar kampionit të Gjermanisë, Bayern Munich.
18-vjeçari ka qenë njëri prej emrave më të përfolur ditëve të fundit, ndërkaq sot Stuttgarti, klubi i Leonit ka mbyllur marrëveshjen me gjigantin bavarez, raporton Zëri.info.
Transferimin te klubi më i madh i Gjermanisë e ka konfirmuar vetë Dajaku përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.
“Të dashur miq, sot fillon një kapitull i ri për mua. Unë jam transferuar në Bayern Munich”, shkroi fillimisht Dajaku.
“Unë dua ta falënderoj Stuttgartin për kohën e mrekullueshme. Me grupmoshat U-19 kemi pasur një edicion të mrekullueshëm. Në Mynih do ta bëj hapin tjetër të karrierës sime”, shkroi në mes të tjerash Dajaku.
Sipas medieve gjermane, transferimi i Leonit, Bayern Munich i ka kushtuar rreth 1.2 milionë euro.
Në nivel ndërkombëtar, Leon Dajaku përfaqëson grupmoshat U-18 të Gjermanisë./Zëri.info