Kosova, dy miqësore me Sllovakinë

Kosova, dy miqësore me Sllovakinë

Sport July 20, 2019 - 13:00

Gjatë kësaj fundjavës, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Sllovakinë. Të dy këto takime do të zhvillohen në udhëtim.

Ndeshja e parë zhvillohet sot (e shtunë) nga ora 18:00, derisa ndeshja e dytë, nesër (e diel), po ashtu nga ora 18:00.

Të dy këto takime do t’i ndihmojnë përzgjedhësit të Kosovës, Damir Mulaomeroviq për të parë formën e lojtarëve para ndeshjeve ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, që zhvillohen gjatë muajit gusht, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021./Zëri.info