Skuadra po bëjnë luftë për të, ndërsa Neymar po relaksohet

Skuadra po bëjnë luftë për të, ndërsa Neymar po relaksohet

Sport August 13, 2019 - 23:03
Detajet

Barcelona e real Madrid janë duke bërë çmos që ta marrin futbollistin brazilian Neymar i cili ka vendosur të largohet nga PSH,. megjithatë, braziliani duket se nuk po brengoset shumë për këto gjëra. Ai pasi mori pjesë në koncertin Paula Fernandes në Algarve, sot ka kaluar kohën me disa miq. Duke përfituar nga dita e pushimit në PSG, Neymar po bënë pushime në vende mjaftë të bukura.

Mbrëmë ai mori pjesë në koncertin e këngëtares braziliane Paula Fernandes në Olhao , e cili ndau imazhe me brazilianin para shfaqjes së tij dhe në skenë. Neymar dhe Paula Fernandes kaluan një kohë të mirë së bashku në Portugali. E ndërsa sot po negociohej për transferimin e tij tek Barça ai po lundronte me anije së bashku me babanë e tij dhe disa miq, në një nga plazhet spektakolare.