Sadio Mane një njeri i jashtëzakonshëm, ia 'ndreq' ditën djaloshit me këtë veprim

Sadio Mane një njeri i jashtëzakonshëm, ia 'ndreq' ditën djaloshit me këtë veprim

Sport August 15, 2019 - 00:30
Detajet

Liverpooli ka regjistruar fitore në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Chelseat vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Derisa koha e rregulltë dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 2:2, ndeshja shkoi në ekzekutimin e penalltive, raporton Zëri.info.

"Të Kuqtë" ishin me fat në këtë drejtim duke ia dalur të fitojnë me rezultat 5:4 pas huqjes së Abraham në penalltinë e fundit.

Pas ndeshjes, Sadio Mane nuk ngurroi edhe njëherë ta tregojë personalitetin e madh.

Ai gëzoi një djalosh në stadium duke ia dhënë fanellën e tij.

Natyrisht, ky veprim i senegalezit është përshëndetur për të mirë në rrjetet sociale./Zëri.info