Messi dyshon në përpjekjet e Barcelonës për të nënshkruar me Neymarin

Messi dyshon në përpjekjet e Barcelonës për të nënshkruar me Neymarin

Sport September 12, 2019 - 17:29

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shprehur dyshimet e tij për përpjekjet e klubit katalonjas për ta rikthyer Neymarin gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian u mundua që të sigurojë një largim nga Paris Saint-Germaini pasi vuajti për gjetur formën e tij më të mirë te klubi francez që prej transferimit nga Barcelona për 222 milionë euro në 2017-n.

Kur u pyet se a mendon që Barça bëri gjithçka të mundshme për ta transferuar atë (Neymarin), Messi u përgjigj: “Nuk e di, me të vërtetë nuk e di nëse bënë gjithçka të mundshme. Nuk kam pasur shumë informacion se si kanë shkuar bisedimet për të thënë nëse Barcelona bëri çdo gjë”.

“Nuk e di çfarë ndodhi me bordin. E di se fola me Neymarin dhe ai më tha se si po shkonin gjërat. Ai ishte i dëshpëruar për t’u rikthyer”, shtoi ai./Zëri