Munishi: Jemi në fillim, Kosova mund ta arrijë vlerën e një miliardë euro

Munishi: Jemi në fillim, Kosova mund ta arrijë vlerën e një miliardë euro

Sport October 13, 2019 - 23:07
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45, shkruan Zëri.info.

Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.

Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi në mes të tjerash ka folur për vlerën e 'Dardanëve'.

"E kemi një gjeneratë që janë rritur në rrethanat futbollistike, dhe jo të luftës, dhe që është i barabartë me shtetet tjera për nga mentaliteti fitues", tha Fatmir Spahiu në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Vlera e Përfaqësueses së Kosovës është në rritje, por nuk e dimë se sa do të rritet", tha Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Mund ta arrijë edhe vlerën e një miliardë euro, e kemi Rashicën që kushton mbi 30 milionë euro, ashtu edhe Vedat Muriqin e Amir Rrahmanin. Gjithë këta janë në fillim të karrierës së tyre", vlerësoi Munishi.

"Reprezentacioni i Kosovës është promotori i tyre. Jemi në atë nivel që promotor më i madh është reprezentacioni se sa skuadra", tregoi më tej trajneri i Ballkanit./Zëri.info