Zyrtare: Luis Enrique i kthehet futbollit, do ta drejtojë këtë skuadër

Zyrtare: Luis Enrique i kthehet futbollit, do ta drejtojë këtë skuadër

Sport November 19, 2019 - 13:19
Detajet

Në konferencën e sotme për shtyp, është konfirmuar se Luis Enrique është rikthyer në postin e trajnerit të Kombëtares së Spanjës.

Ish-shefi i Barcelonës u largua nga ky post më herët këtë vit shkaku i familjes, derisa ndihmësi i tij Robert Moreno e zëvendësoi atë, shkruan Zëri.info.

Më vonë u konfirmua se Enrique kaloi kohën me familjen e tij pas vdekjes tragjike të vajzës sëtij Xana shkaku i sëmundjes së kancerit.

“Furia e Kuqe” ishte e pamposhtur në nëntë ndeshje nën drejtimin e Morenos, duke regjistruar shtatë fitore dhe dy barazime.

Tashmë, Spanja e ka siguruar kualifikimin në ‘Euro 2020’.

Moreno – i cili ka punuar te Roma, Celta Vigo dhe Barcelona – ka qenë i lidhur mirë me Spanjën, por pritet të largohet nga Kombëtarja me rikthimin e Enriques./Zëri.info