'Ndeshjet e futbollit mund të ri-nisin në korrik ose në gusht'

'Ndeshjet e futbollit mund të ri-nisin në korrik ose në gusht'

Sport March 26, 2020 - 10:05

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina ka refuzuar idenë për ta anuluar edicionin aktual të Serie A, duke thënë se edicioni mund të ri-fillojë në korrik dhe gusht.

Debati vazhdon në lidhje me atë se a duhet që edicioni aktual të anulohet apo të vazhdojë, për shkak të koronavirusit, shkruan Zëri.info.

Pavarësisht kësaj, Gravina është i bindur se edicioni i Serie A mund të mbyllet këtë verë pas shtyrjes së 'Euro 2020' dhe Lojërave Olimpike.

"Nuk mund t'i humbas shpresat e këtij edicioni. Do të bëjë gjithçka që kjo të ndodhë", ka thënë Gravina për 'Radio Marte'.

"Jam i vetëdijshëm se nuk mund të jap ndonjë datë, por mendoj se mund të ri-fillojë në korrik dhe në gusht", theksoi ai.

"Tani për tani, nuk ka vend për interesa individuale. Federata do të vendosë për këtë", shtoi Gravina./Zëri.info