Sot mbyllet faza e grupeve e Ligës së Kampionëve: Vëmendja është te derbi mes Bayernit e Barcelonës

Sot mbyllet faza e grupeve e Ligës së Kampionëve: Vëmendja është te derbi mes Bayernit e Barcelonës

Sport December 08, 2021 - 10:21
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Sot (e mërkure) do të përfundojë faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, derisa në pjesën e dytë të orarit po ashtu zhvillohen tetë ndeshje.

Mbrëmë u mësuan tetë skuadrat e para që kaluan në fazën e eliminimit direkt edhe zyrtarisht, ndërsa sonte do të mësohen ekipet e tjera.

Nga ora 18:45 do të zhvillohen dy takime, siç janë: Juventusi si nikoqir i Malmos dhe Chelsea që ka udhëtuar te Zeniti.

Nga ora 21:00, përballja më interesante do të jetë ajo në mes Bayern Munichut dhe Barcelonës, me këta të fundit që duhet të fitojnë patjetër për t’u kualifikuar.

Manchester United e pret në Old Trafford Young Boysin edhe pse tashmë kualifikuar – por luajnë për vendin e parë që e rivalizon VillarReali, që takohet me Atalantan.

Sevilla është mysafir i RB Salzburgut, derisa në këtë grup zhvillohet edhe takimi mes Wolfsburgut e Lilles.

Takimi tjetër është ai në mes të BenfiCës dhe Dinamo Kievit, duke finalizuar kështu tetë përballjet që luhen sot.