Javën e ardhshme përfundon edicioni i rregullt i Prince Caffe Superligës
Sport
March 29, 2024 - 11:01
Lajmet e fundit nga Sporti
Xhiroja e 28-të do të jetë e fundit për edicionin 2023/2024 e Prince Caffe Superligës.
Me tre dhe katër prill do të zhvillohen ndeshjet që janë në program për t’u zhvilluar.
Sigal Prishtina Mercure do të përballet me Vëllaznimin.
Golden Eagle Ylli e pret Trepçën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Kurse, Peja i shkon Bashkimit në Prizren.
Ndërsa, Proton Cable Prizreni arriti të fitojë ndaj Bashkimit me rezultat 99-108, në duelin që u zhvillua dje (e enjte).
Istogu i mbylli garat me një fitore e 27 humbje dhe edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë, kurse Proton Cable Prizreni do të ndeshet me New Basket për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm. /Zëri