Liverpooli gabon, mposhtet në shtëpi nga Crystal Palace

Liverpooli gabon, mposhtet në shtëpi nga Crystal Palace

Sport April 14, 2024 - 17:11

Liverpooli ka pësuar humbje të madhe nga Crystal Palace në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Anfield” përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e fitores e shënoi Eze në minutën e 14-të.

Me këtë humbje, Liverpooli mbetet në vendin e tretë me 71 pikë kurse Crystal Palace ka 33 pikë si i 14-ti. /Zëri