Ejupi: Nëse bota e muzikës krenohet me Ritën e Duan, futbolli kosovar ka Xhakën

Ejupi: Nëse bota e muzikës krenohet me Ritën e Duan, futbolli kosovar ka Xhakën

Sport April 16, 2024 - 11:43

“Graniti është një gjerdan i vendit tonë, një gur i çmueshëm që duhet ta ruajmë me fanatizëm e me nder”, kështu e ka cilësuar Remzi Ejupi yllin shqiptar të futbollit.

Ejupi ka thënë se Kosova ka qenë gjithmonë një minierë e njerëzve të mbërritur, ai ka përmendur se nëse bota e muzikës mburret me Rita Orën e Dua Lipën, futbolli kosovar e ka Granit Xhakën si ambasadorin më të mirë të tij.

“Graniti është një gjerdan i vendit tonë, një gur i çmueshëm që duhet ta ruajmë me fanatizëm e me nder. Sa e sa herë na ka bërë krenar Xhaka, i cili ka kryer punë më shumë se një ambasador i shtetit.

Graniti s’kishte se si të dilte ndryshe, kur dihet se i biri i kujt është.

Babai i tij ka dhënë kontribut të madh për të arritur në ditët që po i shijojmë e jetojmë, ka sakrifikuar shumë, si qindra mijëra bashkatdhetarë të tjerë, ndërsa nëna i ka rritur me mund, pra dy prindër të mrekullueshëm”, shkroi Ejupi.

Ejupi ka përmendur edhe suksesin e ekipit në të cilin luan Xhaka, ku Leverkuseni hyri në histori duke fituar për herë të parë titullin e Bundesligës në historinë e tyre 120-vjeçare.

“Xhaka së fundmi e bëri atë që nuk e kishte bërë asnjë shqiptar më parë. Nën drejtimin e tij në fushën e blertë, Bayer Leverkuseni e fitoi titullin e parë dhe historik në Gjermani. 43 ndeshje pa humbje është seria mahnitëse e kampionit të freskët gjerman dhe këtu pa dyshim se hisetar është edhe vetë Graniti. Ai po cilësohet si ‘trajner në fushë’ i Leverkusenit, ndërsa prapa tij qëndron një mentor që po dëshmohet çdo ditë e më shumë – Xabi Alonso”.

“Graniti na ka bërë krenarë shpesh, sidomos në ndeshjet kundër Serbisë në Kampionate Botërore, ndërsa shqiponja dykrenore e festimit të golit në Rusi ishte një veprim patriotik dhe një gjest heroik, që na bëri me lot”, shkroi Ejupi.

Ai përmendi se “edhe fanella ‘Jashari’, të cilën e veshi në Botërorin e fundit në atë lojë me plot tension, vërtet na rrëqethi dhe na çoi peshë nga emocionet”.

“Ai e shkroi emrin e tij në histori të Kombëtares së Zvicrës me numrin e paraqitjeve dhe me mënyrën e paraqitjeve dinjitoze”.

Shkrimi i plotë i Ejupit: