PSG-ja dhe Dortmundi kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

PSG-ja dhe Dortmundi kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Sport April 16, 2024 - 23:00

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve në kuadër të fazës së çerekfinale.

Barcelona - PSG:

PSG ka arritur të fitojë ndaj Barcelonës me rezultat 1-4, teksa me rezultat të përgjithshëm trimfojë 4-6 për të kaluar në gjysmëfinale të Championsit.

Në epërsi fillimisht kaloi Barcelona përmes Raphinhas (12’) kurse Dembele barazoi në minutën e (40’). 

Barcelona po luan me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Araujo u largua me të kuq.

Gjatë pjesës së dytë PSG-ja i shënojë edhe tri gola ku golashënuesit ishin Vitinha i cili realizoi gol të bukur nga distanca (54’) dhe Mbappe nga penalltia (61’) kurse e dyta erdhi në minutën e 89-të.

Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-4, kurse i përgjithshmi 4-6.

Dortmund - Atletico Madrid:

Dortmundi ka arritur të fitojë ndaj Atletico Madridit me rezultat 4-2 kurse me atë të përgjithshëm 5-4, duke kaluar kështu në gjysmëfinale.

Golat u shënuan nga Brandt (34’), Maatsen (39’), Fullkrug (71’) dhe Sabitzer (74’), kurse për madrilenët realizuan Hummels autogol (49’) dhe Correa (64’). 

Kësisoj, Dortmundi arrin të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Zëri