Rodgers refuzoi pesë klube

Sport February 09, 2016 - 11:58

Brendan Rodgers ka bërë të ditur se refuzoi pesë oferta për punë, prej kur u shkarkua nga Liverpool në tetor.

Rodgers spekulohej me rikthim te ish skuadra e tij Swansea City pas largimit të Gary Monk në dhjetor.

Dhe, ai ka konfirmuar se e diskutoi postin, para se ta refuzonte ofertën e tyre.

43-vjeçari ka ritheksuar se nuk planifikon të marrë një detyrë të re para përfundimit të këtij sezoni.

“Më janë bërë pesë oferta për punë pas largimit nga Liverpool, të gjitha nga klube për të cilat kam respekt”, deklaroi Rodgers për “beIN Sports”.

“Por, jam ndjerë sikur kisha nevojë për pushim. Ishte një periudhë e ngarkuar. Kam biseduar me njerëzit që i njoh mirë, por e kam bërë të qartë, dhe ishte shume e hapur. Sëansea është një klub i mrekullueshëm, por ishin edhe disa skuadra tjera nga Premierliga ku kam mundur të gjejë angazhim”, u shpreh ai.