KMDLNJ kundërshton fuqishëm që serbëve të Veriut t’iu paguhet rryma

KMDLNJ kundërshton fuqishëm që serbëve të Veriut t’iu paguhet rryma

Aktuale February 28, 2020 - 14:19

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar lidhur me mundësinë e ndarjes së mjeteve financiare në vlerë prej 15 milionë euro për shlyerjen e borxhit të energjisë elektrike për serbët e veriut të Kosovës.

KMDLNJ ka thënë se e kundërtshon fuqishëm një vendim të tillë, të cilin e konsideron diskriminues për konsumatorët shqiptarë të cilët janë të rregullt për pagimin e shpenzimeve.

“KMDLNj, kundërshton fuqishëm që serbëve të Veriut t’iu paguhet rryma (përjashtuar këtu rastet sociale) sepse po i diskriminon konsumatorët e tjerë shqiptarë dhe joserbë aq më parë që kemi raste kur përmbaruesit privatë ua bllokojnë xhirollogaritë edhe pensionistëve shqiptarë që nuk kanë mundësi t’i shlyejnë borxhet e grumbulluara”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Sipas KMDLNj-së

Tutje, KMDLNJ ka kërkuar që të bëhet kompensimi i banorëve shqiptarë, të cilët janë detyruar të paguajnë edhe borxhin e banorëve serbë të Kosovës.

“Konsumatorët e rregullt e që janë vjedhur plotë 15 vite pas përfundimit të luftës duhet të kompensohen për dëmet që u janë bërë”, thonë nga KMDLNJ.