Kadri Veseli paraqitet të marten para Speciales

Kadri Veseli paraqitet të marten para Speciales

Aktuale November 06, 2020 - 19:37

Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Prokuroria Speciale ka njoftuar se të martën në orën 15:00 do të mbahet paraqitja e tij e parë në Hagë.

Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

“Aktakuza e ngarkon Kadri Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftimin për media nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Paraqitja e parë e Kadri Veselit do të mbahet në seancë publike./Zëri