Begaj është takuar me dy grupe protestuesish, ja çfarë i kanë kërkuar
Foto: Laura Hasani

Begaj është takuar me dy grupe protestuesish, ja çfarë i kanë kërkuar

Aktuale October 18, 2026 - 00:02

Presidenti Bajram Begaj raportohet se ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre lidhur me situatën politike pas protestave të dhunshme në vend.

Bisedimet me kreun e shtetit janë zhvilluar në dy ditë të ndryshme, ku protestuesit kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë paraqitur propozimet për zgjidhjen e situatës.

Bëhet e ditur se mes kërkesave të parashtruara para presidentit Begaj është shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat njëvjeçar.

Sipas protestuesve, qeveria tranzitore do të kishte si detyrë kryesore përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare. /News24