Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Foto: Laura Hasani

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Aktuale October 18, 2026 - 23:51

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër, për të shqyrtuar formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Sipas rendit të ditës, komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë.

Mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 11:00.