52 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

52 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale June 26, 2022 - 12:03

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar me situatën me pandeminë COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit, nga 267 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa dje u raportuar 49 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.

Në total numri i rasteve aktive është 250.

Image