Lista Serbe u bashkohet protestuesve në Zveçan
Foto: Laura Hasani

Lista Serbe u bashkohet protestuesve në Zveçan

Aktuale May 30, 2023 - 08:21

Pjesëtarët e Listës Serbe u janë bashkuar protestuesve që tashmë kanë filluar te mblidhen para Komunës së Zveçanit.

Slavko Simiq dhe Goran Rakiq ndodhen bashkë me serbët e tjerë aty.

Edhe dje që të dy ishin pjesë protestave para së njëjtës Komunë.

Madje ata ishin negociatorët kryesorë me KFOR-in për të shpërndarë protestuesit serbë që në mbrëmje eskaluan, duke shkaktuar dhunë ndaj pjesëtareve të KFOR-it.