Davenport pas takimit me Lajçkaun: Zgjedhje gjithpërfshirëse në veri, OSBE-ja do t’i ndihmojë KQZ-së
Foto: Laura Hasani

Davenport pas takimit me Lajçkaun: Zgjedhje gjithpërfshirëse në veri, OSBE-ja do t’i ndihmojë KQZ-së

Aktuale June 06, 2023 - 10:11

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është takuar me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për situatën në veri dhe zgjedhjet atje.

Davenport tha se OSBE do të ndihmojë Komisionin Qendror Zgjedhor në “zgjedhjet gjithëpërfshirëse”.“Me Mirosllav Lajcak sot u theksua rëndësia e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE në Kosovë qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve tona përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. OSBE do të ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai në Twitter.