Ndryshon agjenda e qëndrimit të Jakup Krasniqit në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Ndryshon agjenda e qëndrimit të Jakup Krasniqit në Kosovë

Aktuale November 21, 2026 - 10:41

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Kosovë, ka pësuar një ndryshim në agjendën e tij.

Mësohet se ai pritet të largohet nga shtëpia në Velani të Prishtinës në orën 12:00.

Kështu së paku thuhet se ka mësuar Policia e Kosovës.

Paraprakisht ishte raportuar se Krasniqi do të qëndrojë të shtunën deri në orën 14:00 me familjarët e tij të ngushtë, nga ku më pastaj do të dërgohej direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, teksa në orën 15:00 ishte paralajmëruar fluturimi i tij drejt Hagës.

Krasniqi mbërriti në Prishtinë të mërkurën për një vizitë humanitare që iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Arsye ishte gjendja shëndetësore e bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Gjatë këtyre ditëve, ish-zëdhënësi i UÇK-së ka qëndruar nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes me familjarët e tij në shtëpinë në Velani, nën masa të rrepta të sigurisë.

Natën dyshohet se e ka kaluar në ambientet e EULEX-it.  /klankosova