Avokati Musa: Vizita e Jakup Kransiqit quhet edhe si lamtumirëse, aprovohet kur dokumentohet gjendja e rëndë e familjarit
Foto: Laura Hasani

Avokati Musa: Vizita e Jakup Kransiqit quhet edhe si lamtumirëse, aprovohet kur dokumentohet gjendja e rëndë e familjarit

Aktuale November 19, 2026 - 18:58

Avokati kosovar, Skënder Musa, ka folur sot në FRONTAL të T7 për vizitën e Jakup Kransiqti në Kosovë, e cila po vazhdon prej dy ditësh.

Musa ka thënë se vizita i është lejuar për arsye të forta humanitare. Ai ka thënë se në terma juridik, vizita të tilla quhen edhe si vizita lamtumirëse, meqë ajo aprovohet pasi dokumentohet se familjari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Njihet edhe në terminologji juridike si vizita lamtumirëse. Kjo vizitë bëhet kur dokumentohet kur shëndeti është gjendje të rëndë dhe pas shumë rasteve, parashihet që është rrezik edhe jeta”, ka thënë avokti Skënder Musa. /express