Vila e Radoiçiqit mund të shfrytëzohet si stacion i njësitit të barkave të Policisë, thotë Sveçla

Vila e Radoiçiqit mund të shfrytëzohet si stacion i njësitit të barkave të Policisë, thotë Sveçla

Aktuale October 01, 2023 - 17:17

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se është në bisedime me Ministrinë e Bujqësisë që prona e Millan Radoiçiqit të kaloj në kuadër të dikasterit të tij.

Sipas Sveçlës, me këtë do të bëhej e mundur për stacion për njësi me barka në departamentin e kufirit nga ana e Policisë së Kosovës.

“Kompleksi i Millan Radoiçiqiqt është i ndërtuar në Agjencinë Pyjore të Republikës së Kosovës. “Bypas”-i i tunelit është uzurpuar nga ky kompleks nga Millan Radoiçiq”, u shpreh Sveçla.

“Tashmë jam në bisedime me ministrin e Bujqësisë, që kjo pronë t’i kalojë ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës, për stacion për njësi me barka në departamentin e kufirit”, deklaroi ministri Sveçla.