Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë: Dronët që u përdorën ndaj Izraelit janë “Shaheed”, mijëra të tillë i ka edhe Serbia
Foto: Laura Hasani

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë: Dronët që u përdorën ndaj Izraelit janë “Shaheed”, mijëra të tillë i ka edhe Serbia

Aktuale April 15, 2024 - 15:50

Mbrëmë, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Tema qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.

Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si një akt të paprecedentë, që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë.

Sulmi u krye me dronin iranian “Shaheed”. Mijëra dronë të tillë i posedon edhe Serbia, e cila vazhdimisht shfaq sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ne ndajmë.

Institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës po ndjekin me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit dhe po monitorojnë situatën e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët strategjikë.