Osmani përkujton masakrën e Dyzit: Kriminelët duhet ta marrin dënimin e merituar

Osmani përkujton masakrën e Dyzit: Kriminelët duhet ta marrin dënimin e merituar

Aktuale April 18, 2024 - 19:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar të rënët në masakrën e Dyzit në Podujevë.

Ajo ka thënë se kjo ishte masakra më e madhe në rajonin e Llapit, ku u torturuan dhe ekzekutuan 70 burra, gra dhe fëmijë, shkruan Zeri.info.

Osmani ripërsëriti se Kosova s’do të ndalet së kërkuari drejtësi për krimet e kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë, teksa potencoi se kriminelët patjetër duhet ta marrin dënimin e merituar.

“Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”, shkroi ajo. /Zëri