Haradinaj për Kurtin: Qytetarët e Maqedonisë nuk do ta lejojnë mashtruesin e Kosovës t’u tregojë kë ta votojnë
Foto: Laura Hasani

Haradinaj për Kurtin: Qytetarët e Maqedonisë nuk do ta lejojnë mashtruesin e Kosovës t’u tregojë kë ta votojnë

Aktuale April 18, 2024 - 21:19

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë mashtrues kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj tha në Pressing në T7 se shpreson që “qytetarët e Maqedonisë nuk do ta lejojnë mashtruesin e Kosovës t’u tregojë çka me bë”.

“Besoj shumë që qytetarët e Maqedonisë nuk do të lejojnë mashtruesin e Kosovës, profiterët e Kosovës me shku me tregu çka me bo. Këta janë profiterë”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinaj, “qytetari e ka kuptu që Kurti është mashtrim”.